Please enter at least 3 characters.

Stephanie Frappart futet në histori, bëhet gjyqtarja e parë që drejtoi një ndeshjen në Ligën e Kampionëve

2020/12/201821488-38639ce3-cf76-439c-8371-4559a33a3120.jpg

Stephanie Frappart shkroi historinë e futbollit në sfidën e Ligës së Kampionëve, pasi e drejtoi takimin Juventus-Dinamo Kiev me shumë sukses.

Ajo u bë femra e parë që gjykon një ndeshje të garës më të rëndësishëm për klube në botë.

Frappart e gjykoi me autoritet takimin që u mbyll 3-0 në të mirë të Juventusit.

37-vjeçarja franceze kishte vendosur “rekorde” të tjera para kësaj kur ishte ishte bërë femra e parë që gjykoi në Ligue 1.

Ajo ka drejtuar edhe finalen e Superkupës së Evropës 2019 midis Liverpoolit dhe Chelseat.

Në tetorin e kaluar bëri debutimin e saj në Ligën e Evropës, ndërsa sukseset për të pritet të jenë edhe më të mëdha në muajt dhe vitet në vazhdim nëse vazhdon me këtë formë. /Telegrafi/