Please enter at least 3 characters.

Stelina: Më tha gjysma e Shqipërisë që u ndanë Ina dhe Keijsi

Foto: YouTube

Stelina ka qenë së fundmi e ftuar në "Trotuar", ku ndër tjerash është pyetur edhe për lajmin e fundit, ndarjen e Keijsit nga Ina.

Kjo pasi e njëjta ka qenë e përfshirë në fillim me Keijsin jashtë Big Brother, e po ashtu edhe brenda.

Më pas hyrja e Inës në këtë format ndryshoi rrjedhën e tyre, duke u bërë çift kështu me ish-banorin.

Foto: Facebook

Megjithatë, kjo marrëdhënie nuk shkoi gjatë as jashtë mureve të shtëpisë së famshme.

Ata pranuan se janë ndarë për shkak se mendimet e gjërat e tyre janë të ndryshme.

Stelina kur u pyet për këtë tha se gjysma e Shqipërisë i kanë shkruar për këtë ngjarje.

Madje bëri të ditur se merr shumë mesazhe për çdo gjë që ndodh edhe me Keijsin. /Telegrafi/