Please enter at least 3 characters.

Steinmeier viziton një xhami, imami shqiptar i përkthen presidentit gjerman kuptimin e ezanit

2019/12/985054787-8adf7613-7b54-4817-b88e-a7ca58c76b74-RaMG-e1575322018752.jpg

Presidenti gjerman, Frank Walter Steinmeier, ka vizituar një xhami në qytetin gjerman Penzberg, ku është pritur nga imami i kësaj xhamie, Benjamin Idrizi, i cili është me origjinë nga Shkupi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë vizitës së kësaj xhamie e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Islame në Penzberg, presidenti Steinmeier shoqërohej nga gruaja e tij, Elke Büdenbender dhe nga ministri i brendshëm i shtetit gjerman Baravia, Joachim Hermann.

Në kuadër të vizitës, presidenti gjerman u informua rreth aktiviteteve të xhamisë nga imami Benjamin Idrizi dhe nga nënkryetarja e Bashkësisë Islame në Penzberg, Gönül Yerli.

Yerli, ndër të tjera, i shpjegoi presidentit Steinmeier se ezani në të gjithë botën këndohet në gjuhën arabe, ndërkohë e informoi edhe lidhur me aktivitetet që i realizojnë në xhami.

Ndërkaq, imami Benjamin Idrizi, i cili shoqëroi presidentin Steinmeier gjatë vizitës në xhami, i përktheu atij në gjuhën gjermane kuptimin e ezanit.

Steinmer vlerësoi aktivitetet e Bashkësisë Islame në Penzberg dhe shprehu kënaqësi për aktivitetet që realizon kjo xhami edhe për jo-myslimanët.