Please enter at least 3 characters.

Statistika krahasuese të të gjitha garave mes Pochettinos së Tottenhamit dhe Kloppit të Liverpoolit

2019/06/e79b0906-26b9-4e74-ab30-d519a5358a20.jpg

Sonte, gjithë futbolldashësit sytë do t’i kenë drejt Madridit. Është momenti i finales së Ligës të Kampionëve.

Tottenham Hotspurs dhe Liverpooli do të takohen për trofeun në Wanda Metropolitano të Madridit.

Por, ky do të jetë edhe një ballafaqim mes dy trajnerëve - Jurgen Kloppit të The Reds si dhe Mauricio Pochettinos së "Gjelave".

(Foto by Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Për Gjermanin kjo është hera e tretë që gjendet në finale të Ligës së Kampionëve gjersa për argjentinasin, rasti i parë në karrierë.

Pochettino skuadrën londineze e ka drejtuar në 275 ndeshje, ku 56 për qind prej tyre është ndarë si fitues.

Klopp, në anën tjetër ka drejtuar 207 skuadrën e kuqe dhe ka një bilanc prej 57 për qind të triumfeve.

Më poshtë janë disa të dhëna krahasuese për të dy trajnerët e finales së sotme që duhet të startojë në ora 21:00. /Telegrafi/