Please enter at least 3 characters.

Spurs mposhtin Minnesotan pas vazhdimeve, shkëlqen DeRozan

2021/01/rawImage.jpg
477:"MINNEAPOLIS, MN - JANUARY 09: DeMar DeRozan #10 of the San Antonio Spurs drives to the basket as Jarred Vanderbilt #8 of the Minnesota Timberwolves guards him during the second quarter at Target Center on January 9, 2021 in Minneapolis, Minnesota. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Harrison Barden/Getty Images)
12:"Getty Images

San Antonio Spurs ka marrë fitoren e tretë radhazi në NBA, pasi ka triumfuar në udhëtim te Minnesota Timberwolves.

Është dashur të zhvillohen edhe pesë minuta të kohës shtesë për tu përcaktuar fituesi, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat baras 113:113.

Në fund San Antonio triumfoi me tri pikë diferencë 122:125.

DeMar DeRozan ishte basketbollisti më efikas në këtë takim pasi e mbylli ndeshjen me 38 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.

Me lojë të mirë tek skuadra fituese u dalluan edhe Dejounte Murray me 22 pikë e 14 kërcime si dhe Paty Mills që e përfundoi takimin me 21 pikë.

Tek skuadra vendase Malik Beasley ishte më efikasi me 29 pikë, ndërsa 25 të tjera shtoi qendra Karl-Anthony Towns, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/Rezultatet:

Charlotte Hornets - Atlanta Hawks 113:105

Indiana Pacers - Phoenix Suns 117:125

Washington Wizards - Miami Heat 124:128

Milwaukee Bucks - Cleveland Cavaliers 100:90

Minnesota Timberwolves - San Antonio Spurs 122:125

Dallas Mavericks - Orlando Magic 112:98

Sacramento Kings - Portland Trail Blazers 99:125