Spektakël me 10 gola në ndeshjen e Inter Miamit: Messi nuk e realizon asnjë, Suarez kompleton het-trikun
25/05/2026
Inter Miami dhe Philadelphia Union kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në MLS.
Pas 90 minutave spektakolare, janë shënuar 10 gola dhe Inter Miami ka arritur të dalë fitues nga kjo sfidë me rezultat 6-4.
Por çuditërisht futbollisti më i mirë i Inter Miamit, Lionel Messi nuk e ka shënuar asnjë gol në këtë sfidë.
Messi që qëndroi për 73 minuta në lojë e mbylli ndeshjet me dy asistime.
Luis Suarez nga ana tjetër e kompletoi het-trikun e tij në këtë sfidë duke realizuar tre gola të bukur.
Me këtë fitore Inter Miami ngjitet në pozitën e dytë të Konferencës Lindore me 31 pikë. /Telegrafi/


