Spasovski dhe Osmani për vizitë dyditore në Zagreb
17/02/2020
Delegacioni qeveritar i udhëhequr nga kryeministri i Qeverisë teknike, Oliver Spasovski dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot dhe nesër do të jetë për vizitë zyrtare në Bruksel.
Kryeministri Spasovski do të mbajë fjalim në konferencën donatore "Bashkërisht për Shqipërinë" në Komisionin Evropian, njofton Telegrafi Maqedoni.
Brukseli përshëndeti vendimet e Kuvendit të Maqedonisë, priten shenja pozitive nga Bashkimi Evropian
Spasovski pritet të takohet me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryetarin e Kuvendit Evropian, David Sassoli, kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen si dhe euro-komesari për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi./Telegrafi/


