Please enter at least 3 characters.

Spalletti: Skriniar vlen 100 milionë euro

2018/11/Milan-Skriniar-Spalletti.jpg
298:"MILAN, ITALY - AUGUST 20: FC Internazionale Milano coach Luciano Spalletti celebrates the victory with Milan Skriniar at the end of the Serie A match between FC Internazionale and ACF Fiorentina at Stadio Giuseppe Meazza on August 20, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka folur pas barazimit 1-1 ndaj Barcelonës duke komentuar paraqiten e Milan Skriniarit.

Tekniku italian i ngriti në qiell mbrojtësin sllovak, sipas tij çmimi i kartonit të 23-vjeçari është 100 milionë euro.

"Sa vlen Skriniari? 100 milionë euro", ka thënë Spalletti pas ndeshjes.

Skriniar pas fitores ndaj Lazios (Foto: Getty Images)

“Nëse unë do isha Barca, do të ofroja 120 milionë euro dhe do të thoja '20 milionë është bakshish'. Do ofroja edhe 140 milionë, 40 milionë do ishin bakshishi", ka shtuar italiani.

Agjenti i lojtarit javë më parë ishte zbuluar se drejt klientit të tij gjatë verës kishte ardhur një ofertë në vlerë 70 milionë euro, por që ishte refuzuar nga Interi.

Skriniar i është bashkuar Interit nga Sampdoria në vitin 2016 për 20 milionë euro, plus sulmuesin Gianluca Caprari.

Klubet e interesuara për qendërmbrojtësin janë Paris Saint Germaini dhe Manchester Unitedi. /Telegrafi/