Please enter at least 3 characters.

Spalletti nuk di si ta shpjegojë atë që i ndodhi Interit ndaj Torinos

2018/08/LucianoSpalletti-2.jpg
126:"during the serie A match between FC Internazionale and Torino FC at Stadio Giuseppe Meazza on August 26, 2018 in Milan, Italy.
15:"Emilio Andreoli

Luciano Spalletti ka pranuar se nuk e ka të lehtë ta shpjegojë atë që i ndodhi Interit në ndeshjen kundër Torinos.

Nerazzurrët krijuan epërsi prej dy golash në pjesën e parë, mirëpo në gjysmën e dytë, torinezët u kthyen për ta barazuar rezultatin.

Luciano Spalletti (Foto: Getty Images)

"Nuk është e lehtë ta shpjegosh pse e humbëm rrugën në pjesën e dytë, sepse u befasuam nga një top i gjatë nga mesfusha. Nuk e vlerësuam si duhet topin dhe nuk mund të ketë shpjegim tjetër.

"Është vështirë të shpjegohet se si i pranuam ata dy gola, por është realitet se skuadra nuk di të përballet me presionin", ka thënë trajneri për Sky Sport Italia.

Para fillimit të sezonit, Spalletti kishte deklaruar se Interi ka ambicie ta fitojë Scudettos, mirëpo në dy ndeshjet e para ka arkëtuar vetëm një pikë.

Luciano Spalletti (Foto: Getty Images)

"E kemi të vështirë ta fitojmë secilën ndeshje, kur kihet parasysh nga po vijmë. Akoma duhet kohë që t'i bëjmë hapat përpara".

"Ndaj Sassuolos, e gjithë qasja ishte e gabuar, por këtu (ndaj Toronos), e nisëm shumë mirë dhe pas një goli banal, e humbëm rrugën", ka thënë Spalletti duke sqaruar se skuadra e tij duhet një herë të kalojë nivelet e Napolit, Romës dhe Lazios, për të arritur ta rivalizojë Juventusin. /Telegrafi/