Please enter at least 3 characters.

Spalletti ndryshon deklarate brenda tre ditësh: Icardi më i vlefshëm për ne se sa së bashku Messi e Ronaldo

2019/04/IcardiInteri.jpg
263:"ROME, ITALY - OCTOBER 29: Mauro Icardi of FC Internazionale celebrates after scoring the team's third goal during the Serie A match between SS Lazio and FC Internazionale at Stadio Olimpico on October 29, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, konfirmoi se Mauro Icardi do të kthehet në formacionin fillestar në ndeshjen kundër Genoa.

Më 13 shkurt, argjentinasit iu hoq shiriti i kapitenit dhe për gjashtë javë ishte jashtë fushave të blerta për shkak të problemeve me zgjatjen e kontratës.

"Çdo lojë është e rëndësishme. Renditja tabelore është ngushtë dhe ne kemi nevojë për rezultate. Ekipi u trajnua mirë. Mauro është ftuar në ekip", tha Spalletti.

Mauro Icardi (Foto by Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Kjo deklaratë e ekspertit italian vjen pas humbjes para shikuesve të vetë kundër Lazios me rezultat 1:0.

"Drejtori ynë sportiv bëri një punë të shkëlqyer. Kjo bëri të mundur që Mauro të jetë në gjendje të na ndihmojë. Në kontekstin e ekipit tonë, Mauro është më i vlefshëm se së bashku Messi dhe Ronaldo", tha italiani.

Ky i fundit në këtë formë ka ndryshuar deklaratat e ditëve të më parme se sulmuesi "nuk meriton të luajë për shkak të sjelljes me klubin".

lexo po astu

Interi është në pozitën e tretë në tabelë me 53 pikë, dy më shumë se Milani i katërt dhe pesë më tepër se Lazio dhe Atalanta. /Telegrafi/