Please enter at least 3 characters.

Spalletti: Do të japim gjithçka ta mposhtim Milanin

2018/08/LucianoSpalletti-2.jpg
126:"during the serie A match between FC Internazionale and Torino FC at Stadio Giuseppe Meazza on August 26, 2018 in Milan, Italy.
15:"Emilio Andreoli

Luciano Spalletti ka thënë se Interi duhet që japë gjithçka për të mposhtur rivalin e qytetit, Milanin.

Nerazzurët kanë fituar gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe pas kthimit nga ndeshjet e kombëtareve vjen përballja ndaj rivalit të përbetuar, Milanit.

"Ne jemi në moment pozitiv, në formë të mirë dhe po luajmë futboll".

"Ne jemi përmirësuar shumë në aspektin e karakterit si aspekt fundamental për ndeshjet e rëndësishme".

"Ne duhet të fokusohemi vetëm te Milani, më pas mendojmë për Barcelonën. Rossonerët janë në moment të fortë, po luajnë futboll të mirë dhe kanë marrë pikë të mira në ndeshjet e fundit".

"Ata kanë marrë lojtarë të fortë gjatë evrës dhe ne do të na duhet të japim absolutisht gjithçka për të fituar", u shpreh Spalletti.

Interi përballet fundjavën e ardhshme ndaj Milanit dhe tashmë biletat janë shitur për këtë takim.

/Telegrafi/