Southampton pritet ta refuzojë edhe ofertën e dytë të Liverpoolit për Lavian
Romeo Lavia është i destinuar të transferohet te Liverpooli, por The Reds ende nuk kanë gjetur marrëveshje me Southamptonin.
Gjiganti anglez është refuzuar në ofertën e parë dhe njëjtë pritet të ndodhë edhe në të dytën.
Liverpooli ka ofruar 42 milionë funte (48,9 milionë euro) për transferimin e belgut, por Southampton do ta refuzojë edhe këtë ofertë.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka njoftuar se Saints dëshirojnë të fitojnë 50 milionë funte (58,2 milionë euro) nga shitja e talentit të tyre.
19-vjeçari nga ana tjetër ka një marrëveshje personale me Liverpoolin dhe dëshiron transferimin vetëm në Anfield.
Interesim për të kishin shprehur edhe Chelsea, Arsenal dhe Barcelona, por belgu i ka dhënë fjalën Liverpoolit.
Tani mbetet që The Reds ta ngritin ofertën edhe më shumë për të bindur Southamptonin ta lënë të lirë mesfushorin e talentuar. /Telegrafi/


