Sotomayor votohet në krye të Gjykatës së Lartë amerikane
07/08/2009
Sotomayor, bijë e emigrantëve nga Porto Riko, është e para me origjinë spanjolle në krye të instancës më të lartë gjyqësore të vendit dhe e treta grua, që dërgohet në këtë forum gjykatësish.
Pranimi i 54 vjeçares liberale konsiderohet sukses për Obamën, i cili me gjithë kritikën, e ka mbështetur deri në fund kandidaten e tij. 68 senatorë votuan për Sotomayor, 31 votuan kundër. /DW/


