Please enter at least 3 characters.

Sot prezantohet qeveria e re shqiptare, Rama: Shihemi në ora 11:00

Sot në ora 10:00 do të mblidhen 400 anëtarët e asamblesë kombëtare socialiste në Pallatin e Kongreseve.

Kryeministri Edi Rama do të shpalosë programin qeverisës për katër vitet e ardhshme, gjersa do të prezantojë edhe kabinetin qeveritar.

Rama sot në mëngjes ka publikuar një fotografi nga Zyra e Kryeministrisë, ndërsa shkruan “Mirëmëngjesi, shihemi në orën 11”. /Telegrafi/