Please enter at least 3 characters.

Sot, Dita e Shën Terezës

2019/11/nennn-e1598446726667.jpg
456:"WASHINGTON, DC - SEPTEMBER 01: The official canonization portrait of Mother Teresa, is unvieled during ceremony at The Saint John Paul II National Shrine, September 1, 2016 in Washington, DC. Mother Teresa was a Albanian nun who founded the Missionaries of Charity religious order to care for the poor in India and around the world. On Sunday Pope Francis will hold a canonization Mass for Mother Teresa at the Vatican. (Photo by Mark Wilson/Getty Images)
12:"Getty Images

Plot shtatëmbëdhjetë vjet më parë, më 19 tetor 2003, Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II. Në maj 2011, është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan. Ajo shihet si simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfrit e të varfërve”, të cilëve ia kushtoi gjithë jetën.

Më 4 shtator 2016, Nënë Tereza u shpall Shën Tereza e Kalkutës, në një ceremoni madhështore fetare në sheshin “Shën Pjetri” në Selinë e Shenjtë.

Ceremonia u drejtua nga Papa Françesku, i cili bëri edhe shpalljen e shenjtërimit para mijëra pelegrinëve që mbushën sheshin qendror.

Gonxhe Bojaxhi - Nënë Tereza - u lind në Shkup më 26 gusht 1910 dhe vdiq në moshën 87-vjeçare, më 5 shtator 1997, në Kalkuta të Indisë. Ajo ishte humaniste e njohur shqiptare dhe fituese e Çmimit Nobel për Paqe.