Please enter at least 3 characters.

Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve

2017/07/mbledhja-e-KQZ-se-8-qershor-foto-Ridvan-Slivova-3-e1496932595676-780x439.jpg

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i certifikojë sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës që janë mbajtur më 11 qershor.

Nëpërmjet një njoftimi për media njofton se në orën 13:00 do të mbahet një konferencë për media.

Nga rezultatet preliminare të zgjedhjeve koalicioni PAN ka marr 34 për qind të votave, Vetëvendosje 27 për qind ndërsa LAA 25 për qind.

Certifikimi i rezultateve i hap rrugë formimit të institucioneve të reja të vendit.