Please enter at least 3 characters.

Sot 843 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

2020/09/coronavirus-covid.jpg

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.519 testime për coronavirus, ndërsa 843 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-360, Prilep - 66, Negotinë - 54, Kumanovë - 51, Kavadar - 44, Strumica - 33, Veles - 30, Tetovë - 26, Ohër - 25, Gjevgjeli - 22, Kriva Pallanka - 20, Gostivar - 18, Koçan - 16, Shtip - 12, Bogdanci - 11, Manastir - 9, Krushevë - 8, Kërçovë dhe Probishtip - nga 6, Struga - 5, Resnjë dhe Demir Kapija - 4, Valandovo dhe Demir Hisar - 3 secili, Sveti Nikole, Berovo dhe Kratovo - secili 2 , Makedonski Brod - 1.

Nga MSH informojnë se kanë ndërruar jetëe edhe 11 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 333 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 106.110, prej të cilëve 94.275 janë shëruar, ndërsa 3.176 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (5 mars) është 8.659./Telegrafi/