Please enter at least 3 characters.

Sot 708 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

2021/01/ambulanca-covid-MK.png

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 7.174 testime për coronavirus, ndërsa 708 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup - 315, Kumanovë - 53, Tetovë - 38, Strumicë - 33, Shtip - 24, Strugë - 23, Kërçovë - 21, Manastir -19, Prilep, Veles dhe Ohër - nga 18, Gostivar dhe Kavadar - nga 17, Berovë - 14, Dibër - 13, Delçevë - 9, Kriva Palanka - 8, Koçani, Negotino dhe Radovish - nga 7, Shën Nikollë - 6, Gjevgjeli dhe Kratovë - nga 4, Resnjë, Probishtip dhe Makedonska Kamenica - nga 3, Pehçeva - 2, Valandova, Bogdanci, Demir Hisar dhe Makedonski Brod - nga 1 në secilin qytet.

MSH informon se kanë ndërruar jetë edhe 32 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 573 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 179.587, prej tëcilëve 158.441 janë shëruar, ndërsa 6.054 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (4 shtator) është 15.101./Telegrafi/