Sot 193 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.192 testime për coronavirus, ndërsa 193 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-110, Prilep - 16, Kavadar - 15, Kumanovë - 12, Shtip - 9, Tetovë - 7, Koçan dhe Kërçovë - nga 4, Veles - 3, Manastir, Strugë dhe Dibër - nga 2, Ohër, Strumicë, Negotinë, Gjevgjeli, Shën Nikollë, Valandovë dhe Makedonski Brod - nga 1 në secilin qytet.
Nga MSH informojnë se kanë ndërruar jetë edhe 34 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 1.014 pacientë të shëruar.
Ndryshe, me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infketuarve shkon në 142.034, prej të cilëve 117.794 janë shëruar, ndërsa 4.262 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (12 prill) është 19.978./Telegrafi/


