Sony bën zyrtar modelin e ri Xperia XZ1 Compact
31/08/2017
Bashkë me Xperia XZ1e re, Sony gjithashtu ka lansuar një model tjetër të telefonit në Android gjatë konferencës së shtypit IFA, përkatësisht modelin Sony Xperia XZ1 Compact.
Xperia XZ1 Compact nga Sony vjen me një ekran me 4.6 inç në HD dhe mundësohet nga procesori i Qualcomm, Snapdragon 835.
Telefoni vjen me 4GB RAM dhe 32GB memorie, ndërsa pajisja gjithashtu ka edhe portin për kartelën microSD për ruajtje shtesë.
Sony Xperia XZ1 Compact përmban kamerën përballë me 18 megapiksel dhe kamerë n e pasme me19 megapikselë, si dhe vlerësimin IP68.


