Please enter at least 3 characters.

Sonte, Peja-Trepça

2016/01/sonte-peja-trep-ccedil-a_hd.jpg

Trepça në dy takimet e para ka po aq fitore dhe katër pikë, kurse Peja klasifikohet e katërta me 3 pikë pas një fitoreje e një humbjeje. Përballja e miqve të vjetër do të luhet sonte në orën 19.00 në palestrën e sportit ‘Karagaçi’ në Pejë.

Basketbollisti pejan, Gerti Shima, është i motivuar dhe shpreson në fitore. “Fitore të lehta nuk besoj se do ketë në këtë kampionat, sepse ekipet janë përforcuar. Sot luajmë përsëri në ‘Karagaç’ dhe kjo është plus për neve pas asaj loje me Kumanovën dhe jemi të ngarkuar fizikisht dhe duhet të fokusohemi nga momenti i parë që mos kemi edhe lëndime. Luajmë në fushën tonë dhe s’lejohen gabimet, si dhe kemi përkrahjen e tifozëve”, tha Shima për BotaSot.

Ndërsa, në anën tjetër trajneri i Trepçës, Ilir Selmani, ka pranuar se skuadra e tij nuk është favorite për këtë ndeshje.

“Ne jemi komplet por Peja për momentin është skuadër më e kompletuar se ne, duke u bazuar në fondin e lojtarëve që ka”, tha Ilir Selmani, trajner i Trepçës. /Telegrafi/