Please enter at least 3 characters.

Sonte në ‘Përballje’, intervistë me Ilir Bytyqin, vëllain e tre dëshmorëve që u vranë pas përfundimit të luftës nga forcat serbe (Video)

2019/03/Ilir-Bytyci-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Sonte në emisionin ‘Përballje’ do të ndiqni intervistën me shqiptaro-amerikanin Ilir Bytyqi, vëllai i tre dëshmorëve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - që u vranë pas përfundimit të luftës nga forcat serbe.

Çfarë thotë ai për rastin e vëllezërve të tij?

Si e kanë përjetuar prindërit e tij këtë rast?

Pse sipas Bytyqit, shteti serb në krye me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë fajtorët kryesorë për mos zbardhjen e rastit?

Si sipas tij Vuçiq po i mbron kriminelët në rastin e vëllezërve të tij?

Çfarë ka kërkuar ai nga institucionet e shtetit të Kosovës?

Gjithashtu në emision do të ndiqni edhe intervistën me Bekim Blakajn, Drejtor Ekzekutiv nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, i cili tregon për rastin e vëllezërve Bytyqi por edhe për krimet e kryera të luftës në Kosovë.

Emisioni ‘Përballje’ është prodhim i Telegrafit me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:30 në RTV Dukagjini dhe Telegrafi.com