Son njihet si një lojtar korrekt, por ndërhyrja agresive ndaj Rudigerit i kushtoi me karton të kuq
22/12/2019
Son Heung-Min njihet si një lojtar i qetë dhe korrket, por sonte humbi kontrollinnë përballjen që Tottenham Hotspuri e humbi 2-0 ndaj Chelseat.
Koreano-jugori u përjashtua nga loja në minutën e 62-të shkaku i ndërhyrjes në Antonio Rudigerin.
Anthony Tayolr e shikoi fillimisht VAR-in se a ishte për ndërhyrje të palejueshme dhe më pas e ndëshkoi Sonin.
Sonin rrallë mund ta shikojmë në atë gjendje, por që shihet se ka goditur qartë mbrojtësin gjerman.
Shkaku i kësaj ndërhyrje, sulmuesi i Spurs mund t’i humbet dy përballje. /Telegrafi/


