Solskjaer dëshiron transferimin e Dybalas te Manchester United
273:"JEDDAH, SAUDI ARABIA - JANUARY 16: Paulo Dybala of Juventus of AC Milan reacts during the Italian Supercup match between Juventus and AC Milan at King Abdullah Sports City on January 16, 2019 in Jeddah, Saudi Arabia. (Photo by Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A)
Paulo Dybala. (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)
29:"Getty Images for Lega Serie A
04/04/2019
Paulo Dybala nuk po kalon nëpër një moment të mirë këtë edicion në Serie A me Juventusin.
Sulmuesi argjentinas shpesh herë e ka parë vetën në bankën rezervë dhe kjo nuk i ka pëlqyer fare.
Pasi ka mbetur nën hijen e Cristiano Ronaldos, sipas medieve italiane Dybala ka paralajmëruar largimin nga Juventusi në verë.
Paris Saint Germain, Bayern Munich e Real Madrid janë ekipet e interesuara për shërbimet e argjentinasit.
Por së fundmi në garë është futur edhe gjiganti anglez Manchester United, pasi Dybala pëlqehet shumë nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer.
Norvegjezi ka kërkuar nga klubi që të bëjnë çmos për transferimin e Dybalas në Old Traford.
Juventus është gati ta largojë yllin e tyre nëse vije një ofertë prej 120 milionë eurove. /Telegrafi/


