Please enter at least 3 characters.

Solari: Nuk kam ardhur të largohem, nuk jap dorëheqje

2019/03/GettyImages-1133874833.jpg
251:"MADRID, SPAIN - MARCH 05: Santiago Solari, Manager of Real Madrid is seen prior to the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Real Madrid and Ajax at Bernabeu on March 05, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Santiago Solari ka folur pas ndeshjes ku Real Madridi pësoi humbje nga Ajaxi 4-1 në shtëpi për tu eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Trajneri argjentinas, i cili erdhi pas shkarkimit të Julen Lopetegui ka pësuar katër humbje radhazi në shtëpi.

Kjo është më se e mjaftueshme që gazetarët ta pyesnin pas ndeshjes se a do të largohesh nga posti i trajnerit.

Santiago Solari. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

"Unë nuk erdha këtu që të heq dorë", ka thënë ai në konferencë për shtyp pas ndeshjes.

Ai i komentoi edhe deklarata e Dani Carvajal që tha se ky sezon ishte një dështim për klubin.

"Carvajal ka shumë karakter, ai po fliste se ishte i nxehur në atë moment pas daljes nga fusha".

"Sezoni vazhdon, ne kemi ende La Ligan".

Santiago Solari. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

"Sezoni është i vështirë, por ne jemi këtu për të treguar zemrën dhe karakterin tonë në momente të vështira".

"Momentet e lehta janë të lehta për të gjithë, por në momente të vështira duhet të tregoni trimëri", ka deklaruar Solari. /Telegrafi/