Please enter at least 3 characters.

Solari: Do të përpiqemi deri në ndeshjen e fundit të sezonit

2019/02/Santiago-Solari-e1549276024563.jpg
247:"SEVILLE, SPAIN - JANUARY 13: Santiago Solari of Real Madrid CF reacts during the La Liga match between Real Betis Balompie and Real Madrid CF at Estadio Benito Villamarin on January 13, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Edhe pse Real Madridi nuk po kalon në një sezon të mirë në La Liga, Santiago Solari, ende shpreson te sukseset.

Tekniku argjentinas pas fitores 3-0 ndaj Alaves i ka siguruar tifozët se skuadra nuk do të ndalet së kërkuari fitoret deri në ndeshjen e fundit të sezonit.

Në xhiron e radhës Los Blancos do të jenë mysafirë të Atletico Madridit dhe me një fitore do ngjiteshin në vendin e dytë në kampionat.

(Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

"Do të përpiqemi për gjithçka, do të përpiqemi deri në ndeshjen e fundit të sezonit".

"Sot mund të keni parë sa të uritur ishim, luftuam për të ngushtuar bashllëkun me Atleticon dhe ia kemi arritur".

"Real Madridi nuk heq dorë kurrë, ne tregojmë uri. Gjithmonë dalim për fitore", ka thënë Solari.

Aktualisht Reali renditet i treti në kampionat me 42 pikë, dy më pak se Atletico dhe tetë se Barcelona. /Telegrafi/