Please enter at least 3 characters.

Sokoli: Rezultati ishte real, pësuam dy gola banale

2016/01/sokoli-rezultati-ishte-real-p-euml-suam-dy-gola-banale_hd.jpg

Prishtina të shtunën humbi miqësoren kundër Sivassporit të Roberto Carlosit me rezultat 0-2, në sfidën e parë ndërkombëtare nën monitorimin e UEFA-së dhe FIFA-së.

I pari i bankinës së prishtinasve, tha pas ndeshjes se ekipi i tij ka pasur për qëllim kontrollimin e mesfushës, ndërsa me kundërsulme të rrezikoj portën e kundërshtarit dhe ka dashur që mos të pësoi debakël.

“Ishte një ndeshje me kundërshtar shumë cilësor, tentuam që denjësisht të paraqitemi dhe besoj që ndeshja ishte e mirë në aspektin e prezantimit të futbollistëve tanë. Patëm parasysh që ekipi është shumë i fortë, u vendosëm ashtu si u vendosem dhe deshëm ta kontrollojmë mesin e fushës dhe t’i sulmojmë më kundërsulme me sulmuesit tanë. Pësuam dy gola shumë naiv prej gabimeve shumë banale, në përgjithësi jam shumë i kënaqur me djelmoshave tanë në këtë takim. Besoj se ishte një prezantim dinjitoze”, tha Sokoli.

Ai tha se duke parë vlerën që kanë futbollistët e Sivassporit, nuk ka dashur të pësoi debakël dhe se rezultati prej 2 me 0 është real, nëse shikohet cilësia e ekipit turk.

“Jo, unë të them të vërtetën unë nuk kam dashur që në takimin e sotëm të pësojmë debakël. Ju e dini që futbollistët janë prej 7 milionëve deri në 1.5 milion vlerat e futbollistëve të Sivassporit do të thotë nuk ka futbollistë nën 1.5 milion dhe e kam parë që kemi të bëjmë me një ekip shumë cilësor. Në këtë drejtim edhe jemi vendosur, prandaj humbja 2 me 0 është reale edhe pse unë mendoj që cilësia është dukshëm me e mirë se rezultati në anën e Sivassporit”, theksoi ai.

Ndërsa, duke komentuar largimin e Mentor Zhdrellës nga loja, i cili ishte lojtari më i mirë në ekipin e Prishtinës, Sokoli tha se orientimi i tyre është në kampionat dhe qëllimi kryesor është që t’i ruajnë futbollistët për ndeshjet kampionale.

Sokoli tha se i kanë bërë të gjitha ndërrimet në skuadër në marrëveshje me ekipin mysafir, nga gjashtë ndërrime plus portieri. /KP/Telegrafi/