Smoothie nga banania dhe kafja
Një koktej i freskët, shumë i shijshëm dhe i përshtatshëm për stinën
Kombinimi i shijes së bananes me kafe e jogurt, ia shton shijen pijes, ndërsa mjalti e kanella e bëjnë më të veçantë.
Përbërësit:- 1 filxhan instant kafe e vluar dhe e ftohur;- 1 banane e gjysmë, e prerë në rrathë;- 1 filxhan jogurt grek i payndyrshëm;- 1 lugë fara të bluara liri;- 2 lugë të vogla mjaltë;- ½ luge të vogël kanellë të bluar;- ¼ luge e arrave të bluara muskati,- 6 kube akull.
Të gjithë përbërësit përzieni në blender të fuqishëm (me atë me të cilin mund të thërrmoni akullin) dhe kënaquni me shijen e kënaqshme.
Nëse nuk keni blender të fuqishëm, përbërësit mund t’i përzieni edhe me blender të zakonshëm, ndërkaq akullin sërish shtojeni kur ta shërbeni pijen.
Kënaquni - transmeton Telegrafi.


