Please enter at least 3 characters.

Sllovakia pret reforma nga Qeveria e re e Maqedonisë

2016/01/njohja-e-kosov-euml-s-nga-sllovakia-ldquo-e-varur-rdquo-nga-shtetet-e-ballkanit-per-euml-ndimor_hd.jpg

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, e ka përshëndetur Zoran Zaevin për votimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, duke shprehur besimin se punët do të lëvizin në drejtim të reformave dhe integrimeve euro-atlantike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai beson se Qeveria e re do t'i zbatojë të gjitha reformat sipas Marrëveshjes së Përzhinos dhe reformat urgjente. Njiherit, fico shpreh interesimin dhe gatishmërinë e ndarjes së përvojave të Sllovakisë në aspektin e procesit të reformave euro-integruese./Telegrafi/