Please enter at least 3 characters.

Skuqja e 'perëndimit të diellit', trendi viral në TikTok

2024/07/sunset.jpg

Kombinimi i më shumë se dy ngjyrave të ‘blushit’ është tashmë një trend në mesin e influencereve të shumta në TikTok.

Më gjegjësisht, bëhet fjalë për trendin ‘Sunset blush’ apo blushi i perëndimit të diellit që të jep ngrohtësinë në fytyrën tuaj e sidomos në stinën e verës.

Për ta parë në perspektivë më mirë, influencerja e njohur në TikTok e shpjegon procesin në vetëm pak sekonda.

Ajo kombinoi tre nuanca, të cilat i shkriu me një brushë dhe me të vërtetë i jepnin ndjesinë e perëndimit të diellit.

Produktet të cilat i përdori për ta realizuar skuqjen virale ishin nga Rare Beauty dhe Fenty Beauty. /Telegrafi/