Please enter at least 3 characters.

Skriniar thotë se nuk po mendon për një largim nga Interi

2018/10/Milan-Skriniar-e1539189134437.jpg
321:"MILAN, ITALY - SEPTEMBER 18: Milan Skriniar of Inter Milan battles for possession with Heung-Min Son of Tottenham Hotspur during the Group B match of the UEFA Champions League between FC Internazionale and Tottenham Hotspur at San Siro Stadium on September 18, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, i është përgjigjur zërave për një kalim të mundshëm te Bayern Munichu.

Sllovaku ka thënë se nuk mendon për një largim nga zikaltrit dhe është i fokusuar vetëm te ndeshjet e ardhshme me skuadrën e Luciano Spallettit.

"Vetëm i kam lexuar, por nuk mendoj për këto gjëra", ka thënë Skriniar.

"Kishte shumë thashetheme gjatë verës, por nuk ndodhi asgjë në fund. Ka shumë ndeshje tani me Interin, menjëherë pas pushimit të përfaqësuesve kemi ndeshje të rëndësishme, ai ajo ndaj Milanit dhe duhet të përgatitemi mirë".

"Juve po komandojnë në Itali, por ne mund të konkurrojmë me ata. Jemi në një ecuri të mirë dhe jemi aty ku donim të ishin në fillim sezoni".

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Dëshirojmë të vazhdojmë kështu për aq shumë sa është e mundur", ka shtuar Skriniar.

Aktualisht Interi është në vendin e tretë me 16 pikë, tetë më pak se Juventusi në vendin e parë. /Telegrafi/