Please enter at least 3 characters.

Skriniar: Ndaj Milanit duhet të japim maksimumin, shpresoj në fitore

2018/04/Milan-Skriniar-Hellas-Verona-e1522617054669.jpg
263:"MILAN, ITALY - MARCH 31: Milan Skriniar of Inter competes for the ball with Rolando Aarons during the serie A match between FC Internazionale and Hellas Verona FC at Stadio Giuseppe Meazza on March 31, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, ka komentuar suksesin kundër Hellas Veronës, ku skuadra zikalër e fitoi me rezultat 3-0.

Sllovaku ka folur edhe për ndeshjen e ardhshme ndaj Milanit dhe i ka siguruar tifozët se do të japin maksimumin.

“Kemi zhbllokuar shpejt ndeshjen dhe pastaj çdo gjë ishte më e lehtë. Kemi qenë më të koncentruar gjatë gjithë takimit dhe kështu kemi pasur raste për gol, ishte një fitore mjaft e mirë".

(Foto: GettyImages)

“Ne gjithmonë shikojmë para, ky është edhe qëllimi ynë. Në derbi duhet të japim më të mirë, shpresoj në një fitore".

"Duhet të japim maksimumin për tifozët tonë, të cilët i falënderojmë për pranin e tyre", ka thënë Skriniar për Inter TV.

Skriniar me paraqitjet e tij ka befasuar të gjithë dhe në verë pritet të ketë shumë oferta nga klubet e mëdha evropiane drejt tij.

Por, në rast se Interi arrin të jetë në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri, vështirë se ai do largohet nga Milano. /Telegrafi/