Please enter at least 3 characters.

Skriniar: Milani në formë të mirë, por ne do t'ua ndalojmë hovin me një fitore  

2018/03/Skriniar-1.jpg
135:"during the serie A match between FC Internazionale and Benevento Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on February 24, 2018 in Milan, Italy.
15:"Emilio Andreoli

Milan Skriniar ka paralajmëruar Milanin se do t'ua ndalin hovin edhe pse kundërshtarët e tyre janë duke përjetuar një formë të lartë.

Milani janë të pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit nën drejtimin e Gennaro Gattusos dhe filluan ringjalljen e tyre me një fitore 1-0 ndaj Interit në Kupën e Italisë në fund të dhjetorit, por Skriniar beson se gjërat duhet të kthehen të derbin e të dielës.

"Ne duam të ndalojmë hovin e Milanit", ka thënë fillimisht Skirniar për Gazzetta dello Sport.

"Ne u dhamë atyre besimin në Kupën e Italisë. Tani duhet të jemi ne që fitojmë. Fitorja vetëm të dielën nuk do të jetë e mjaftueshme".

Skriniar gjatë një dueli me Nikola Kalinicin (Getty Images)

"Kundërshtarët tanë janë plot besim dhe në një formë të shkëlqyer. Gattuso është duke bërë mirë, ata ndihmojnë njëri-tjetrin dhe luftojnë për çdo top".

"Nëse mundem, do ta merrja Suson nga Rossonerët. Ai është lojtari i tyre kryesor. Cutrone? Ai është i fortë, i ri dhe i motivuar".

"Spalletti na thotë çdo ditë: duhet të bëjmë më mirë dhe të japim edhe më shumë, si ekip dhe individualisht".

"Ne vijmë nga një krizë shumë e gjatë në formë, të cilën unë nuk mund ta shpjegoj. Ne jemi duke trajnuar mirë, por nuk kemi luajtur në mënyrë të përshtatshme", përfundoi sllovaku. /Telegrafi/