Skandaloze: Informacionet personale të studentëve dalin internet! (Foto)
Në Maqedoni është e ndaluar që informacionet personale të qytetarëve të dalin dhe të publikohen në internet, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në komunikimin e studentëve të Fakultetit të Maqinerisë dhe disa universiteteve private në Maqedoni janë shpërndarë informacione të më shumë se 4793 studentëve të cilët përfshijnë numri i amzës, numrat e pasaportave dhe letërnjoftimeve, adresa, numri i telefonit dhe numri i indeksit, emaile personale dhe fjalëkalime të emaileve personale.
Kjo është thyerje e Ligjit për të dhëna personale në Maqedoni.
Dekani i këtij fakulteti, Darko Danev për Radio MOF ka thënë ''Janë duke u marr masa për të penguar shpërndarjen e këtyre informacioneve dhe kanë kërkuar falje nga studentët. Informacionet e njejta janë fshirë nga databaza e komunikimit intern por dyshohet se dikush i ka ruajtur të dhënat''./Telegrafi/


