Please enter at least 3 characters.

S’ka kolona në Merdarë (Video)

2016/01/s-rsquo-ka-kolona-n-euml-merdar-euml-video_hd.jpg

Ilir Morina, i cili ishte duke u kthyer nga Kosova në Hungari, ka thënë se është duke pritur qe gjysmë.

“Gjysmë ore nuk është shumë”, ka thënë Morina.

Edhe Bekim Gashi, i cili është duke shkuar mysafir nga Kosova në Pançevë të Serbisë, ka thënë se ka vetëm 10 minuta që po pret.

Por, ka edhe nga ata të cilët në pikën kufitare të Serbisë janë detyruar të kthehen mbrapa.

Sami Gërguri thekson se është detyruar që t’i kthejë prapa gruan e fëmijët, pasi ata nuk janë lejuar të vazhdojnë tutje. Sipas tij, arsyeja e kthimit mbrapa është se fëmijët dhe gruaja e tij kanë ardhur me aeroplan në Kosovë”

“S’di çfarë bisedimesh kanë pasur kur ndodh kjo”, thotë ai. /Telegrafi/