S’KA KOHË PËR T’U NDALUR DHE PËR TË MENDUAR
07/04/2023
Poezi nga: Malcolm LowryPërktheu: Fadil Bajraj
E vetmja shpresë është pija tjetër.
Po qe se do, atëherë shëtit.
S’ka kohë për t’u ndalur dhe për të menduar,
e vetmja shpresë është pija tjetër.
Dridhje të pakuptimta në rrënim,
Më e keqe se kjo pakuptimësi është kjo bisedë.
E vetmja shpresë është pija tjetër.
Po qe se do, atëherë shëtit.


