Sivasspor ndihmon volejbollistet e Prishtinës
Ai, të premten i ka sjellë dy skuadrave të femrave të Prishtinës nga një komplet fanellash, por ka premtuar se ndihma do të vazhdojë edhe në të ardhmen, raporton Zëri.
“Kam jetuar 10 vjet në Kosovë, dhe jam lidhur shumë për këtë vend. E dua shumë dhe shqiptarët i konsideroj si vëllezër. Përveç me FC Prishtinën ne kemi bashkëpunim edhe me klubet e futbollit në Prizren, kurse tash po i ndihmojmë edhe KV Prishtina”, tha Mehmet Yarar, i cili e ka të qartë se sportistet në vendin tonë kanë shumë nevojë për ndihmë, për shkak të kushteve të vështira në të cilat veprojnë. Ai e përmendi edhe rastin e ndeshjes miqësore Prishtina – Sivasspor.
“Ishte një pritje shumë e mirë nga skuadra e Prishtinës, dhe të gjithë janë ndarë të kënaqur. Këtë ma ka thënë edhe trajneri Roberto Carllos, i cili është bindur se këtu ka shumë talente”, tha Yarar për Zërin.
I kënaqur ishte edhe trajneri i KV Prishtina, Mehdi Mehmeti, i cili tha se “në këto kushte në të cilat po punohet, çdo ndihmë është e mirëseardhur. Shpresoj se kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen”.
Edhe volejbollistet e Prishtinës shprehen se janë befasuar për të mirë, pasi më parë nuk kanë pasur rast të ndihmohen. /Telegrafi/


