Please enter at least 3 characters.

Situata e Grupi B, ku bën pjesë edhe Shqipëria - gjithçka mbetet e hapur për pozitën e dytë

2024/06/GAXgHYBW0AAnwLO-scaled.jpg

Grupi B i Euro 2024 ka mbyllur sot ndeshjet e dyta me sfidën mes Spanjës dhe Italisë, një duel që ka konfirmuar dominimin e spanjollëve në këtë grup.

La Roja pas fitores me rezultat 1-0 ka siguruar kualifikimin e menjëhershëm për fazën e eliminimit direkt.

Spanja janë matematikisht lider i grupit me 6 pikët, ndërsa të qetë do ta presin ndeshjen e fundit në grupe ndaj Shqipërisë.

Ndërkohë, Italia mbetet në vendin e dytë me 3 pikë, ndërsa Shqipëria dhe Kroacia kanë nga një pikë.

Xhiro e fundit do ta vendos renditjen përfundimtare, pasi gara për vendin e dytë dhe të tretë mbetet e hapur.

Ndeshjet e xhiros së tretë

E hënë, ora 21:00 Shqipëri-Spanjë

E hënë, ora 21:00 Kroaci-Itali

Standings provided by Sofascore

/Telegrafi/