Please enter at least 3 characters.

Siqueira i përgjigjet Juventusit

2016/01/siqueira-i-p-euml-rgjigjet-juventusit_hd.jpg

Disa ditë më parë, Atletico Madridi dhe Juventusi kishin arritur një marrëveshje për mbrojtësin Siqueria, por tani ekipi italian ka marrë një lajmë tjetër të mirë, transmeton Telegrafi.

Sipas ekspertit italian të transferimeve, Gianluca di Marzio, oferta e Bianconerëve prej 2.3 milionë eurosh në vit dhe tri vite kontratë është pranuar edhe nga vetë lojtari.

Tani së shpejti pritet që të dy klubet të zyrtarizojë këtë marrëveshje dhe lojtari të udhëtojë drejt Torinos për të bërë testet mjekësore dhe të fillojë përgatitjet me skuadrën e re. /Telegrafi/