Please enter at least 3 characters.

Sipas "The Sun", Anthony Joshua brenda nëntë muajve mund të bëhet boksieri më i pasur britanik

2018/01/Josuia.jpg
164:"SHEFFIELD, ENGLAND - OCTOBER 17: Anthony Joshua trains during a media workout on October 17, 2017 in Sheffield, England. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Ai ka aftësinë, pamjen, markën dhe aftësitë e komunikimit me mediat dhe publikun.

Nëse Anthony Joshua do ta mposhtë Joseph Parkerin këtë muaj në Cardiff, dhe më pas do të triumfonte në të ardhmen ndaj Deontay Wilderit, ai do të bëhet boksieri më i pasur britanik.

Por nuk do të jetë një rrugë e lehtë ... së pari, ai duhet të triumfon ndaj Parkerit shumë të rrezikshëm. Më pas, ai duhet të pajtohet me atë që po konsiderohet si një nga meçet më të mëdha të dekadës kundër Wilderit.

Kampioni amerikan Wilder fitoi një ndeshje brutale në fundjavë kundër Luis Ortizit ashtu sikur se Joshua në luftën e Wladimir Klitschkos.

Joshua dhe Wilder kanë treguar se kanë zemër dhe dëshirë të pabesueshme dhe për këtë do të lënë gjithçka në ring.

AJ e kupton rëndësinë e përsosmërisë dhe fuqinë e një marke fantastike. Ai është i dashur nga publiku britanik sepse është i këndshëm dhe bën përpjekje për t'i bërë të gjitha gjërat mirë të cilat disa sportistë i urrejnë.

Gjashtë deri në nëntë muajt e ardhshëm do të përcaktojnë nëse 28-vjeçari nga Watford është i destinuar për madhështi.

Disa nga super yjet britanikë zgjedhin të mos komunikojnë me tifozët e tyre dhe publikun, e cila shpeshherë shkakton keqkuptime. /Telegrafi/