Please enter at least 3 characters.

Sindikata e Infermierëve paralajmëron protesta - të pakënaqur me shtesat e ndara nga Qeveria

2020/08/klinika.jpg

Sindikata e Infermierëve të Kosovës, ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke zhvlerësuar punën e infermierëve.

Sindikata e Infermierëve thekson se ditëve në vazhdim do të ndërmarr hapa konkret për realizimin e kërkesave të tyre, konform ligjit mbi organizimin sindikal dhe të atij mbi grevat, transmeton Telegrafi.

“Zhvlerësimi i punës së infermiereve është duke vazhduar nga ana e Qeverisë, të cilët nuk treguan as vullnet e as gatishmëri për rritjen e pagesave për ndërrimet e natës, nga 18 euro sa janë tani, në 36 euro”.

Reagimi i plotë:Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vazhdimin e shtesave në pagë edhe për tre muajt në vazhdim, por sërish duke e zhvlerësuar punën e infermiereve.Por nëse analizojmë në detaje, infermierët janë ata ndër më të rrezikuarit, marrë parasysh shërbimet shëndetësore që ju ofrojnë pacientëve për 24 orë rresht.1. Kategoria I – mjekë, iu ndahet shtesa prej 250 euro në muaj;2. Kategoria II – infermierë, iu ndahet shtesa prej 150 euro në muaj dhe3. Kategoria III – stafi mbështetës – teknik, iu ndahet shtesa prej 100 euro në muaj”, thuhet në njoftim.Zhvlerësimi i punës së infermiereve është duke vazhduar nga ana e Qeverisë, të cilët nuk treguan as vullnet e as gatishmëri për rritjen e pagesave për ndërrimet e natës, nga 18 euro sa janë tani, në 36 euro.Ditëve në vazhdim Sindikata e Infermierëve të Kosovës do të ndërmarr hapa konkret për realizimin e kërkesave të tyre, konform ligjit mbi organizimin sindikal dhe të atij mbi grevat"./Telegrafi/