Please enter at least 3 characters.

Simeone: Gjyqtarët gabuan ndaj Realit që nuk e shikuan VAR-in, barazimi rezultat i drejtë

2018/09/Simeone-Atletico-e1538308191736.jpg
257:"MADRID, SPAIN - SEPTEMBER 15: Diego Simeone, manager of Club Atletico de Madrid reacts during the La Liga match between Club Atletico de Madrid and SD Eibar at Wanda Metropolitano on September 15, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Diego Simeone ka kritikuar zyrtarët e ndeshjes që refuzuan të konsultohen me teknologjinë VAR pas një prekje topi me dorë nga Casemiro në zonën e 16-metërshit, por shton se barazimi ishte rezultat i drejtë.

Atletico Madridi luajti baras 0-0 në udhëtimin e tyre te rivali i urryer lokal, Real Madridit, por ndeshja pati disa episode që nuk i kanë pëlqyer aspak trajnerit Simeone.

"Zyrtarët mund të bëjnë gabime dhe nuk ndaluan për të shqyrtuar incidentin e penalltisë", ka thënë fillimisht Simeone për gazetën Marca.

"Nuk mund të them më shumë, por ishte e njëjta sezonin e kaluar me Samuel Umtitin, i cili e ndali topin duke shkuar drejt golit".

Benzema në tentim për të kaluar Filipe Luisin dhe Diego Godinin (Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

"Këto ndeshje janë gjithmonë me të vërtetë të vështira për ne, janë teste masive për të marrë një rezultat pozitiv që ju nevojiten këto rezultate për të shkuar në rrugën tuaj".

"Duhej të kishim kaluar në epërsi në pjesën e parë, pasi performanca jonë ishte fantastike dhe vetëm për shkak të Thibaut Courtois se nuk kaluam në epërsi".

"Në pjesën e dytë ata u përgjigjën mirë, ndryshuan formën e tyre dhe na u desh të vuanim më shumë, kështu që barazimi është i drejtë".

"Nuk do të krahasojmë veten me Madridin e as me Barcelonën, ne jemi të përqendruar vetëm në Atleticon më të mirë në historinë e klubit", përfundoi trajneri argjentinas. /Telegrafi/