Please enter at least 3 characters.

Silva: Spanja nuk do të ndryshojë stilin e lojës

2018/06/David-Silva.jpg
259:"SOCHI, RUSSIA - JUNE 15: Joao Moutinho of Portugal challenges David Silva of Spain during the 2018 FIFA World Cup Russia group B match between Portugal and Spain at Fisht Stadium on June 15, 2018 in Sochi, Russia. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

David Silva insiston se Përfaqësuesja e Spanjës nuk do të ndryshojë lojën nën urdhrat e trajnerit të ri.

Mesfushori thotë se nën Fernando Hierron do të jetë njëjtë si ndaj Julen Lopetegui,

"Ne nuk kemi ndryshuar mënyrën e lojës që nga 2008 dhe nuk do ta bëjmë tani", ka thënë Silva për Marca.

(Foto: Getty Images)

"Që nga atëherë lojtarët kanë ndryshuar, por jo dhe stili i lojës, edhe kur trajneri i ri ka ardhur. E kemi definuar, mënyra jonë e lojës nuk do ndryshojë".

"Pensionimi nga kombëtarja? Jo, nuk është diçka që jam duke e menduar. Për aq sa mundem do të vazhdoj, dua të jem i përfshirë".

"Sinqerisht besoj se jam mjaftueshëm i mirë për t'u përfshirë në këtë grup, por kur do të ndryshojë ky fakt, atëherë do të marrë vendimin".

"Eksperienca të  bën lojtarë më të mirë dhe sa më shumë ndeshje luan ndaj skuadrave të ndryshme, aq më shumë mëson dhe më i mirë bëhesh", ka shtuar Silva. /Telegrafi/