Please enter at least 3 characters.

Sigal Prishtina prezanton Yll Kaçanikun

2016/01/sigal-prishtina-prezanton-yll-ka-ccedil-anikun_hd.jpg

Pasi që prezantoi Gëzim Morinën, Sigal Prishtina ka prezantuar edhe një tjetër basketbollist të njohur shqiptar, Yll Kaçanikun.

Kaçaniku është shprehur i lumtur që ka nënshkruar me një klub si Prishtina.

“Jam shumë i lumtur që kam arritur marrëveshje me Sigal Prishtinë. Shpresoj se do të arrijë të jap kontributin tim që të përfaqësohemi sa më mirë në arenën ndërkombëtare”, u shpreh Kaçanik, shkruan Telegrafi.

‘Bardhëekaltrit’ përveç Gëzim Morinës dhe Yll Kaçanikut kanë nënshkruar edhe me Gjorgji Çekovskin.

Prishtina pritet të bëjë edhe tjera ‘goditja’ në këtë afat kalimtar pasi që merr pjesë në një garë të fortë siç është Euro Cup.