Sigal Prishtina: Humbëm, por nuk kemi kohë për dëshpërim
09/03/2015
Bardhekaltrit kanë thënë se nuk ka vend për dëshpërim, dhe se klubi ka rrugë të gjatë në dy frontet tjera, përcjell koha.net.
“Ndeshje e humbur, por nuk kemi kohë për dëshpërim sepse ende kemi rrugë të gjatë: mbrojta e titullit dhe Liga Ballkanike”, ka shkruar klubi në profilin e vet në Facebook.
Shumë komente kanë shkruar edhe tifozët, të cilët janë ndarë në dysh, në njërën anë disa duke shprehur të indinjuar me humbjen e të tjerë duke treguar se do të vazhdojnë përkrahjen e klubit të tyre të zemrës, në luftën për dy titujt e tjerë.


