Please enter at least 3 characters.

Si t’i heqim njollat e forta?

2016/01/si-t-rsquo-i-heqim-njollat-e-forta_hd.jpg

Trajtoni njollat menjëherë pas zhyerjes. Është e rëndësishme të veproni shpejt, sepse njollat pasi që teren, largohen më vështirë.

Të gjitha njollat e forta hiqen në këtë mënyrë: në vendin ku ngelet njolla, ju hidhni ujë mineral të gazuar deri sa ta qullosni vendin, pastaj në një gotë tjetër me 50 ml ujë, hidhni 3 lugë të mëdha kripë. Përziejeni mirë e pastaj hidheni drejtpërdrejtë në njollë dhe shpërndajeni mirë.

Ashtu e lëni deri sa të hiqet njolla. Nganjëherë për njolla të forta, këtë masë, duhet ta lini ashtu deri në ditën e nesërme.

Kështu hiqen edhe njollat e verës së kuqe, hajvarit, gjellëve, etj. / Telegrafi/