Please enter at least 3 characters.

Si të bëni një maskë me kungull për fytyrën

2020/11/PRC_90465998.jpg

“Kungulli ka shumë përfitime,” tha për Prevention Ava Shamban, një dermatologe e certifikuar me bazë në Kaliforni

“Kungulli përmban vitaminë A, C dhe E, të cilat hidratojnë, forcojnë dhe mbrojnë lëkurën.”

Përbërësit e recetës së saj:

- 2 filxhanë me kungull pure
- 4 lugë gjelle me kos të thjeshtë
- 1/3 filxhan me bajame të bluara imët
- 4 lugë gjelle me mjaltë
- ¼ lugë me vaj ulliri

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit derisa të krijohet një masë homogjene.

Vendoseni në lëkurë të pastër dhe lëreni të veprojë për 5- 10 minuta.

Pjesën tjetër të maskës mund ta vendosni në frigorifer.

Hiqeni me një leckë të pastër mikrofibre dhe vazhdoni me kremin tuaj hidratues të preferuar.