Please enter at least 3 characters.

Si në filmat hollivudian - të shtëna në qendër të një qyteti në Bosnje, grabitësit hedhin trupin e pajetë të shokut nga vetura

Portali Klix.ba disponon një video të të shtënave që ndodhën mëngjesin e sotëm në qendër të Kalesijes.

video duken punonjësit e policisë duke qëlluar mbi një automjet në lëvizje, në të cilin ndodheshin persona që kishin tentuar të grabisnin një bizhuteri.

Një nga sulmuesit që morën pjesë mëngjesin e sotëm në grabitjen e argjendarisë në qendër të Kalesijes është gjetur i vdekur.

Sipas informacioneve jozyrtare, trupin e tij e hodhën jashtë automjetit sulmuesit e tjerë gjatë arratisjes.

Për sulmuesit po kërkojnë shumë agjenci policore në territorin e Kantoni të Tuzlës, por edhe më gjerë.

Në aksion janë përfshirë edhe Ministria e Brendshme e Republikës Serbe dhe Policia Kufitare e Bosnje-Hercegovinës dhe për gjithçka janë njoftuar edhe MUP-të kantonale.

Policia ka bllokuar këtë zonë dhe hetimi në vendngjarje është në proces.

Të shtënat ndodhën menjëherë pranë shkollës fillore dhe të mesme, si dhe afër kafeneve dhe dyqaneve të tjera. /Telegrafi/