Please enter at least 3 characters.

Si i humbi mundësia të luaj ndaj Bayernit pasi pranuan nëntë gola - Valmir Nafiu tregon lojtarin që e 'çmendi' më shumë se Toni Kroos

Në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit, i ftuar i radhës ishte lojtari i Ferizajt, Valmir Nafiu.

Ish-lojtari i shumë skuadrave evropiane dhe shqiptare ka rrëfyer për shumë paraskena interesante, ndër to edhe si një lojtar e befasoi shumë.

“Në Hamburg ishte një periudhë që u ndryshoshin shumë trajnerët dhe unë kisha premtimin se do merrja më shumë hapësirë”, ka rrëfyer fillimisht Nafiu në “Arena e Yjeve”.

“Ishte një lojë shumë e keqe (kundër Bayern Munichut), pasi rezultati ishte 9-2. Në atë lojë kanë luajtur Robenn, Ribery, Shaqiri – ajo ishte gjenerata e artë”.

“Lojtari që më befasoi më së shumti ishte Thiago (Alcantara). Ishte një mesfushor që ishte shumë e vështirë t’ia marrësh topin...”, ka rrëfyer më tej anëtari aktual i Ferizajt.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/