Si është te kalosh në një akademi si ajo e Romës - rrëfimi i Lirim Kastratit për kalimin te klubi i madh italian
Lirim Kastrati ka qenë i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.
Lojtari shqiptar ka rrëfyer shumë prapaskena interesante, edhe atë se si kaloi te akademia e Romës.
“E kam filluar në San Polo të Padovës, pastaj kam pasur kërkesa nga Padova, por duhej të zgjidhja nëse duhej të hyja në ekip të Padovës, apo në ndonjë ekip tjetër”, rrëfen Kastrati.
“Kam pasur kërkesa të tjera, si e Romës, Milanint, Interit, Juventusit. E pyeta Romakun (gazetarin Betim Zeqirin) dhe më tha shko në Romë (qesh Lirimi)”.
“Kam pasur shumë kërkesa, por ajo që më ka shtyrë të shkoj te Roma ka qenë...”, vazhdon rrëfimin e tij lojtari shqiptar.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorit tonë Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/


